Picture
P Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG), në përputhje me statutin e saj,  ka këto qëllime krysore:

 1. Të realizojë  mirëkuptimin gradual midis shoqatave shqiptare në Greqi për bashkëpunim dhe bashkëveprim në drejtimet kryesore që i shërbejnë integrimit në shoqërinë greke, duke ruajtur identitetin kulturor dhe kombëtar të shqipëtarëve.

2. Integrimin e emigracionit shqiptar në shoqërinë greke dhe në Evropë: Legalizimi, barazia para ligjit, gjuha greke dhe gjuhët e tjera që ndihmojnë komunikimin me shkencën dhe artin botëror, barazia në punë, në shkollë dhe shkollim, në shërbimet publike.

 Për këtë:

  • Të nxitet fryma e miqësisë midis shqiptarëve, grekëve dhe emigracionit të çdo kombësie në Greqi
  • Të bashkëpunohet me organizmat, qeveritare, jo qeveritare dhe me sindikatat në funksion të integrimit sa më të shpejtë.
  • Të  pozicionohemi 
-kundër krimit dhe kriminelëve të çdo kombësie

-kundër dallimeve raciale dhe etnike

-kundër  mangësive ligjore dhe zvarritjeve burokratike që rëndojnë jetën e emigrantëve

 

3. Ruajtjen e identitetitetit të emigracionit shqiptar: Gjuha shqipe, kultura, traditat, zakonet

Për këtë:

·         Të rritet cilësia e përfaqësimit të emigracionit shqiptar duke tentuar në përmirësimin gradual të imazhit për Shqipërinë dhe shqiptarët në Greqi, në Evropë dhe në botë.

Të nxitet zhvillimi i veprimtarive patriotike-kulturore sipas trevave të traditës dhe sipas shpërndarjes së emigrantëve në hartën administrative të Greqisë..