Picture
Më 14. 02. 2005, bashkimi i 12 shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Athinë u quajtë, me konsensusin e përfaqësuesve , Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG). 

 FSHSHG është vazhdim normal i Lidhjes së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi (krijuar në mars-maj 2003), sepse përfaqësia e saj doli më 18.09.2004, nga zgjedhjet e rregullta të kësaj Lidhje.

 

Pas mbledhjes së përfaqësisë së FSHSHG-ës V. Logo, S. Goxhaj,  K. Lekdushi, M. Dusha, P. Shestani  (nënkryetar), N. Abilekaj (kryetar), M. Jano (sekretar), D. Qose, J. Mëhilli, V. Gjermeni,  S. Aneli, A. Prifti, L. Pulaj, L. Simoni  

FSHSHG u veçua si alternativë për të rritur nivelin e përfaqësimit të emigracionit shqiptar, për të shpëtuar sa të jetë e mundur nga imazhi i  cunguar prej përfaqësimit pa vizion dhe ide dhe për të përmirësuar gradualisht këtë imazh, në favor të prezantimit të emigracionit edhe si vlerë intelektuale e organizative.

FSHSHG u krijua si alternativë kundër mbylljes dhe sektarizmit të deri sotëm, duke afishuar gatishmërinë për mirëkuptim dhe bashkëpunim me gjithë shoqatat e emigrantëve shqiptarë dhe të huaj, me organizmat jo qeveritare greke që kanë në program ndihmën për emigracionin dhe me sindikatat. FSHSHG është e gatshme për bashkëpunim me institucionet e dy qeverive.